Haradinaj e emëron në pozitën e zv.ministrit të MPJ-së, Anton Berishën

16:09 | 25 Tetor 2017
M. A.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka vendosur ta emëroj në pozitën e zëvendës ministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, anëtarin e kryesisë së AAK-së, Anton Berisha.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se ky vendim është marrë pas një takimi që është zhvilluar dje në mes tij dhe kryeministrit Haradinaj.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq,
Dje, kam pasur takim permbajtesor me kryeministrin dhe kryetarin e AAK-se, z. Ramush Haradinaj.
Jemi dakorduar per nje angazhim te plote politik timin institucional ne poziten e zv.ministrit ne Ministrine e Puneve te Jashtme dhe te angazhimit me aktiv politik ne AAK.
Eksperincen time ne organizata nderkombetare, institucione vendore dhe diplomatike do te mundohem ta shfrytezoj per nje angazhim te plote ne te miren e vendit tim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme