Zeka: Po t’i pyesim ndërkombëtarët, gjysmën e veteranëve i qojmë në ‘dyz’

15:56 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka thënë sot në Kuvend se po të pyetej faktori ndërkombëtar në lidhje me veteranët e luftës, Kosova do të duhej t’i fuste në burg gjysmën e tyre.

Zeka ka deklaruar se veteranët janë kategoria më e respektuar e shoqërisë së Kosovës.

“Mendoj se kategoria më e ndershme dhe më e respektuar janë pikërisht kjo kategori dhe po t’i pyesim institucionet ndërkombëtare rreth qëndrimit tonë për ata, po të baj bej që gjysmën e tyre i qojmë në dyz, pra në burg”, ka thënë Zeka, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, lista e veteranëve është fryrë nga 17 mijë në 60 mijë dhe se për këtë duhet të japin përgjegjësi para Prokurorit të Shtetit ish-ministrat e LDK-së dhe PDK-së.

“Se kush e ka fryrë listën e veteranëve nga 17 mijë në 60 mijë duhet të përgjigjen para Prokurorit të shtetit edhe ish-ministrat e LDK-së edhe ata të PDK-së. Ju garantoj se edhe ajo nëna që ka qit flija maje malit gjatë luftës e ka më meritore rrogën se një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Zeka.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme