Në mungesë të yjeve të skuadrës startuese, Zinedine Zidane mori detyrën për të udhëhequr një grup të lojtarëve dytësor dhe lojtarëve të rinj të Real Madridin në seancën e fundit stërvitore.
Një ditë pushim iu është dhënë yjeve si Karim Benzema, Marcelo, Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo, Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro dhe Iscos, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ka lënë lojtarët e Castillas si Alvaro Tejero, Manu Hernando, Luismi Quezada, Cristo Gonzalez, Oscar Rodriguez dhe Franchu nën urdhrat e trajnerit të klubit kryesor së bashku me portierin e skuadrës Juvenil A, Moha Ramos.
Lojtarët tjerë si Dani Carvajal, Keylor Navas dhe Mateo Kovacic vazhduan programet e tyre për rikuperim nga lëndimi, ndërsa Gareth Bale është stërvitur i vetëm pa top./arbresh.info/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...