Google ADS

O’Connell: Kosova s’ka nevojë që ligjet t’ia hartojnë të huajt

15:12 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Mbretëria e Bashkuar përmes “Memorandumit të Mirëkuptimit” do t’i ofrojë mbështetje Ministrisë së Drejtësisë me katër ekspertë ligjorë në hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve tjera relevante.

Me rastin e nënshkrimit të “Memorandumit të Mirëkuptimit, ambasadori i Britanisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, tha se përmes këtij bashkëpunimi do t’i ndihmojnë Kosovës me ekspertë prej Kosovës dhe se ka kaluar koha kur Kosova ka pasur nevojë që t’u drejtohet të huajve për të hartuar ligjet e veta.

O’Connell tha se fokus të veçantë kanë sundimin e ligjit në Kosovë.

Ndërsa, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se ndër kompetencat kryesore të ministrisë që drejton është hartimi i legjislacionit dhe politikave që ndërlidhen me fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Tahiri tha se nënshkrimi i këtij memorandumi tregon qartë se Republika e Kosovës vazhdon të këtë mbështetjen nga Mbretëria e Bashkuar në fuqizimin e mëtutjeshëm të sundimit dhe ligjit në Kosovë.

“Ndër projektet që do të përkrahen nga ky memorandum që sot nënshkruam do të jetë avokatura shtetërore, bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë dhe rishikimi i sektorit të drejtësisë. Kjo e fundit është ndër projektet më të rëndësishme që aktualisht ka qeveria e Republikës së Kosovës…”, tha Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme