Arban Abrashi e mund Shpend Ahmetin me vota në Kodrën e Trimave

14:14 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Kodra e Trimave ka qenë një prej lagjeve ku janë thyer më shumë shtizat mes kandidatëve për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Në bazë të formularëve të përputhjes së rezultateve (FPR) të publikuar nga KQZ në dy qendrat e vendvotimit në këtë lagje, në shkollën Zenel Hajdini dhe në shkollën “Asim Vokshi”, qytetarët kanë votuar më shumë për kandidatin e LDK-së Arban Abrashin.

Kështu në shkollën “Zenel Hajdini”, e cila mban numrin e qendrës së votimit: 1920E, në listën e votuesve kanë qenë 5,091 qytetarë me të drejtë vote, kurse ka pasur 6 vendvotime. Përveç një vendvotimi, në të gjitha të tjerat kandidati Shpend Ahmeti ka dalë si kandidati i dytë më i votuar.

Në këtë qendër Shpend Ahmeti ka siguruar 795 vota, derisa Arban Abrashi 1189 vota.

Ndërsa në qendrën e votimit 1921 E në shkollën “Asim Vokshi”, kishte gjithsej 4,736 votues, ku Shpend Ahmeti ka siguruar 645 vota, derisa kandidati Arban Abrashi ka siguruar 960 vota.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme