Molliqaj: Autostrada e Kombit e bëri Serbinë faktor ekonomik

13:44 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se me ndërtimin e autostradës së Kombit, Serbia është shndërruar në faktor ekonomik në rajon.

Molliqaj tha sot në Kuvend se kamionat e Serbisë drejt Shqipërisë janë rritur prej që është ndërtuar kjo autostradë, shkruan arbresh.info.

“Kjo autostradë nuk ka përfunduar në Prishtinë por në Merdare. Në këtë autostradë kamionat  e Serbisë prej Shqipërisë janë rritur prej që është ndërtuar. Pjesa e kombit ka rrezik t’i bëjë dëm kombit, ia kemi bërë një dëm të madh kombit sepse produktet e Serbisë kanë vërshuar në Shqipëri duke e bërë kështu Serbinë faktor ekonomik”, ka thënë Molliqaj.

Sipas tij, është e pafalshme që është paguar trefishi i çmimit të tregut për këtë autostradë.

“Ia keni shtirë lapsin kësaj, por ia keni shtirë lapsin për veti jo për kombin. Nuk janë pasuruar qytetarët e Republikës por disa politikanë që kanë qenë në Qeveri”, ka thënë Molliqaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme