Teuta Haxhiu lavdëron Bedri Hamzën, kritikon pagesat e qirave për objektet qeveritare

13:35 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se Bedri Hamza është njeriu më profesionist dhe më adekuat në pozitën e ministrit të Financave.

Ajo e ka përgëzuar sot në Kuvend Hamzën për siç ka thënë, korrektësinë dhe saktësinë e tij.

Haxhiu ka thënë se sa i përket projektbuxhetit për plotësim-ndryshim të Ligjit për Buxhetin 2017, e sheh si mangësi pagesën e shumave të larta nga Qeveria për të paguar qera për objektet në të cilat qëndron, shkruan arbresh.info.

“Më kanë bërë përshtypje shuma shumë të mëdha të qiradhënies dhe qiramarries, para që shfrytëzohen nga taksat e qytetarëve pre objektet e shfrytëzuara nga Qeveria e Kosovës. Nuk mendohet drejt në objektet të cilat nuk do të shfrytëzoheshin për qera, për shembull në shuma prej 300 mijë euro. Thjeshtë është një shqetësim shumë i madh që nuk do të duhej të ndodh, ose do të duhej të punohej me mirë që të ndërtoheshin objekte dhe të mos paguhej qera”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka përgëzuar ministrin Hamza edhe për kompensimin e dëmeve të fermerëve nga ngordhja e kafshëve prej sëmundjeve gungore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme