Dardan Molliqaj: Autostrada drejtë Gjilanit mund të mos ndodhë as vitin e ardhshëm

12:23 | 25 Tetor 2017
arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, thotë se autostrada drejtë Gjilanit mund të mos ndodhë as vitin e ardhshëm.

Projektin e ka quajtur të PDK-së dhe LDK-së.

“Është i PDK-së se po e heqë, është i LDK-së sepse nuk i ka nisë procedurat e prokurimit për këtë projekt,” është shprehur Molliqaj.

Sipas tij, LDK-ja e ka bërë një premtim për autostradën, dhe ish- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku,  nuk i ka nisë këto procedura.

Ky projekt është hequr nga rishikimi i buxhetit dhe sipas Ministrit të Financave, Bedri Hamza, autostrada drejt Gjilanit do të përfshihet në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme