Ministri i Financave, Bedri Hamza ka bërë të ditur sot në Kuvend se mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore shtyhet deri në plotësimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.
Hamza tha se nuk është e vërtetë ajo që po thuhet se u morën mjete nga sigurimet shëndetësore për pagesat e veteranëve, shkruan arbresh.info.
“Janë të parapara edhe një numër i madh i akteve nënligjore dhe kushteve për sigurimet shëndetësore. As nuk janë pajisur mjekët me kartela, as nuk janë bërë aktet nënligjore. Thonë se të gjitha kushtet janë plotësuar. Premiumet shëndetësore nënkupton 3,5 për qind ngarkesë për punëdhënësin dhe 3.5 për qind ngarkesë për të punësuarin. Është e padrejtë që të bëhet përpjekje të sqarohet se u morën mjete nga sigurimet shëndetësore për pagesat e veteranëve të luftës”, ka thënë Hamza.
/arbresh.info/
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj