Google ADS

Tahiri: Me dekretimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, u shtri sovraniteti në veri

11:34 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri duke iu përgjigjur dyshimeve të deputetëve për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë tha se dekretimi i tyre është bërë në pajtim të plotë me ligjet në fuqi.

Tahiri tha se dekretimi paraqet aktin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për drejtësi, ndërkaq shtoi se në këtë proces kanë dhënë kontribut ambasada e SHBA-ve, EULEX-I, etj.

Tahiri tha se me dekretimin e djeshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve është shtrirë funksionalizimi i gjykatave në veri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme