Sigal Prishtina do të vazhdojë të ëndërrojë për Europe Cup në ndeshjen e dytë të fazës grupore të kësaj gare ndaj BC Khimik.
Skuadra e kryeqytetit do të përballet me ekipin ukrainas dy herë brenda tri ditëve pas kërkesës së Khimikut për t’i kryer të dyja ndeshjt në Prishtinë.
Ndeshja e parë do të zhvillohet sonte mbrëma në ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Ndeshja transmetohet në RTK.
Biletat do të dalin në shitje nga ora 15:00 dhe çmimi është 2 euro.
Në këtë takim Prishtina paraqitet me formacion të plotë, me të gjithë lojtarët në dispozicion.
Një fitore ndaj Khimikut sot dhe të premtën do të bëj që Prishtina të vazhdojë ëndrrën për Europe Cup, e për këtë i duhet ndihma e tifozëve.
Kujtojmë se Prishtina mposhti klubin belg Belfius në sekondat e fundit falë një gjuajtje precize të Lis Shoshit.
Prishtina po merr pjesë ne FIBA Europe Cup pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të basketbollit.
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...