Google ADS

Përgjigja e Matthaus nëse do të jetë trajner i Kosovës

10:19 | 25 Tetor 2017
Arbresh Info

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Albert Bunjakut me mbylljen e fushatës eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Rusia 2018′.

Emri më i përfolur ditëve të fundit është legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus. Madje vet ish-tekniku i Partizanit të Beogradit ka folur për mundësinë, që ai ta drejtojë Kosovën.

Mattheus ka mohuar kategorikisht se ai do të jetë trajneri i përfaqësueses sonë.

“Unë e mohojë kategorikisht që të marr drejtimin e Kosovës, nuk ka shanse”, ka thënë Mattheus për portalin serb B92.

Sipas këtij mediumi ky lajm ka gëzuar pa mas tifozët e Partizanit të Beogradit, pasi tifozët e kësaj skuadre e konsiderojnë si trajner legjendar, pasi Mattheus kishte arritur që për herë të parë t’i kualifikoi për në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë që dje gjatë ditës, kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, kishte konfirmuar interesimin që Mattheus të jetë trajneri i Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme