Pa marrë parasysh se sa përpiqeni të bëni ndryshime për shkak të partnerëve dhe të heqni dorë nga ajo që është e rëndësishme për ju, nëse lidhja juaj nuk është e sinqertë dhe cilësore, prej saj nuk do të ketë asgjë – ose do të dështoni ose do të jetoni të pafat dhe të palumtur!
Kur dikush ju do sinqerisht, do të ju pranojë ashtu siç jeni pa pasur nevojën e ndryshimeve ose të kërkojë nga ju të bëni gjëra që nuk doni. Megjithatë, shumë femra, por edhe meshkuj, përpiqen të përshtaten me partnerin dhe kështu heqin dorë nga gjërat që janë vërtetë të rëndësishme në jetën e tyre.
Një gjë duhet ta keni parasysh, se për arritjen e çdo lidje të suksesshme është i rëndësishëm kompromisi. Ja gjërat që femra kurrë nuk duhet t’i bëjë vetëm për shkak të partnerit të saj:
1. Të largoheni nga familja apo miqtë
Nëse ju kërkon që sa më pak të shoqëroheni me familjarët dhe miqtë tuaj, atëherë është mirë që ta leni anash këtë lidhje dhe të vazhdoni tutje. Lidhja me partnerin nuk nënkupton se ju duhet të ngulfateni vetëm me të, ju duhet të vazhdoni jetën siç e keni pasur edhe më parë, me familjarë dhe miq si në të mirë por edhe në të keqe.
2. Të heqni dorë nga ushqimi
Të heqni dorë nga ushqimi juaj i preferuar dhe të ushtroni në mënyrë ekstreme vetëm sepse partneri juaj mendon se do të dukeni më e mirë për të, nuk është diçka që duhet ta bëni – nëse ai nuk ju pëlqen ashtu si jeni, atëherë kjo është metodë jo e shëndetshme e të privuarit nga ushqimi.
3. Të keni fëmijë
Të jesh prind, është gjëja më e bukur në botë, por jo edhe për gjithkënd dhe jo në çdo kohë të jetës. Nuk është mirë të jeni dakord për të pasur fëmijë vetëm për ta kënaqur partnerin, sepse definitivisht nuk ka një përfundim të mirë, nëse të dy palët nuk jeni dakord.
4. Të visheni sipas mënyrës së tij
Sërish, nëse ai ju pëlqen ashtu si jeni, atëherë do të pëlqejë edhe mënyrën tuaj të veshjes. Mos lejoni që partneri juaj të ndryshojë stilin tuaj që ju identifikon si person, siç është stili i veshjes, stili i flokëve, ngjyra etj.
5. Të bëni tatuazh
Kjo është diçka që ju vet duhet ta pëlqeni apo jo. Nëse partneri juaj ju bind për një gjë të tillë, veçanërisht ndonjë tatuazh me emrin e tij, atëherë sinqerisht mendoni rreth kësaj, sepse kur vendosni një tatuazh e keni pastaj vështirë ta hiqni atë.
6. Ta lejoni që të marrë kontrollin mbi ju
Marrëdhënia e partnerëve në një lidhje është e njejtë, dhe asnëjri nuk është më pak i rëndësishëm se tjetri. Pra, mos lejoni që partneri juaj të marrë kontrollin mbi ju në gjithçka që bëni. Në një lidhje të shëndetshme, partnerët e dinë se sa e rëndësishme është që secili të ketë hapësirën për veten e vet, të bëjë atë që dëshiron dhe të vendosë për vetveten.
7. Të paguani vetëm ju
Tjetër është të kesh një partner të jetës, e tjetër gjë të kesh një sponzor. Mos lejoni që koston e çdo udhëtimi, blerje apo çdo gjë tjetër ta bëni vetëm ju. Edhe nëse nuk ka shumë të holla, mashkulli ideal nuk lejon që çdoherë ju ta bëni këtë, sepse ai duhet të kujdeset për ju.
8. Të lejoni që seksin ta drejtojë ai si dëshiron
Nëse një femër nuk dëshiron diçka në shtrat, atëherë ajo padyshim nuk do të kënaqet dhe mund të shfaqet ndjenja e poshtërimit. Nëse partneri ju kërkon që t’ia plotësoni ndonjë dëshirë seksuale por që është e papranueshme për ju dhe diçka shumë e pështirë – atëherë mos e bëni. Nëse ai vërtetë ju pëlqen, nuk do të ju detyrojë ta bëni.
9. Të llogaritni veten më pak të aftë
Mos u sillni sikur jeni më pak inteligjente se sa jeni, vetëm sepse partneri juaj ndihet më mirë kështu. Nëse ai nuk mund të pranojë se pranë tij ka një person të aftë dhe inteligjente, dhe të jetë krenar për të, atëherë padyshim nuk jeni personi më i dashur dhe i duhur për të./femra.net/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”