Gjykata Kushtetuese kremton vitin e 8-të Gjyqësor

07:43 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të kremtojë Vitin e 8-të Gjyqësor me një ceremoni solemne, që do të organizohet sot në Prishtinë.    

Në ceremoni pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësues të akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, nga Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, nga Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë, nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë si dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në këtë ceremoni do t’i drejtohen kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, znj. Jasna Omejec.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme