Stresi i vazhdueshëm jo vetëm që mund të jetë duke ua rrënuar shëndetin mendor, por njerëzit me nivele të larta të stresit janë më të prirë të vdesin nga kanceri, tregon një studim i ri.
Pas analizimit të të dhënave të më shumë se 15,000 britanikëve, hulumtuesit kanë zbuluar se meshkujt me çrregullime të shqetësimit ishin dyfish më të prirë të vdesin nga kanceri, krahas atyre që nuk kishin probleme të njëjta.
Pra, sipas shkencëtarëve, stresi i vazhdueshëm është duke ua rritur rrezikun e kancerit. Kjo mund të jetë për shkak se nivelet e larta të hormonit të stresit – siç është kortizoli – mund të jenë duke e penguar aftësinë e qelizave për riparimin e ADN-së së dëmtuar, duke u japë mundësi qelizave kanceroze të formohen.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...