Qarkullimi i dobët i gjakut njihet edhe si “vrasës i heshtur” dhe mund të shfaqet si pasojë e faktorëve të ndryshëm, përfshirë edhe aktivitetin e dobët fizik, hipertensionin, diabetin, pirjen e duhanit, abuzimin me drogë etj.
Simptomat me kohën zhvillohen dhe është mirë t’i njihni ato me kohë, transmeton Telegrafi.
Nëse veç keni probleme me qarkullim të dobët të gjakut, atëherë ilaçet natyrale janë më të përsosurat për ta ndrequr këtë problem.
Konsumoni më shumë ujë
Është e domosdoshme të pini të paktën tetë gota ujë në ditë, pasi që uji e përmirëson qarkullimin e gjakut, dhe kësisoj oksigjeni dhe vlerat tjera ushqyese barten në indet dhe organet tuaja. Veç kësaj, uji e përmirëson tretjen dhe qelizat.
Hudhra
Studime të fundit tregojnë se hudhra është thelbësore për shëndetin kardiovaskular. Kjo pasi që hudhrat e zvogëlojnë rrezikun e arterosklerozës, për shkak se e parandalojnë ndërtimin e stemave në arterie dhe e zvogëlojnë shtypjen e gjakut.
Vaji i peshkut
Acidët omega-3 që gjenden në vaj të peshkut ndihmojnë në heqjen e yndyrave në arterie dhe shkaktojnë qarkullim më të mirë të gjakut.
Xhenxhefili
Nëse konsumoni xhenxhefil rregullisht, ju do të parandaloni shumë sëmundje kardiovaskulare, pasi që përbërësit e vet promovojnë qarkullim adekuat të gjakut.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...