Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka kontraktuar shërbime telefonike me IPKO-n pa tender publik dhe në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik, shkruan sot Koha Ditore.
Institucionet e Kosovës obligohen që të hapin tender të hapur publik për kontraktimin e shërbimeve të ndryshme, duke e përfshirë edhe shërbimet e telefonisë mobile. Por, Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se MZHE-ja nuk i kishte përfillur procedurat ligjore në rastin e lidhjes së kontratës me IPKO-n.
“MZHE-ja kishte arritur marrëveshje me kompaninë IPKO për blerjen e mbushjeve telefonike pa zhvilluar një proces të hapur të prokurimit”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për vitin 2014. Në kuadër të marrëveshjes ishte paraparë furnizimi me aparate telefonike pa pagesë. “Një forma e tillë e kontraktimit ka qenë jotransparente dhe nuk ka ofruar konkurrencën e duhur të tregut.” Kjo Ministri i kishte paguar IPKO-s 38 mijë e 244 euro gjatë vitit 2014 në emër të shpenzimeve.
Në raportin e Auditorit është cituar edhe arsyetimi i zyrtarëve të MZHE-së se Marrëveshja ka qenë e përshtatshme dhe e lirë, edhe pse blerjet ishin bërë pa procedura të prokurimit.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...