Brad Pitt dhe Angelina Jolie, sipas gjasave, nuk kanë shanse për t’u rikthyer bashkë, por duket sikur Pitt po fillon të ndihet komod me një zeshkane të re dhe shumë bukuroshe, Ella Purnell.
Sipas disa raportimeve të fundit, Pitt mendohet se po del me aktoren 21-vjeçare britanike, madje që ka një ngjashmëri të habitshme me ish-bashkëshorten e tij.
In Touch pohon se Pitt është “i magjepsur” nga Purnell, madje edhe nga aftësitë e saj të jashtëzakonshme në aktrim.
“Brad është i magjepsur. Ai është i apasionuar pas interpretimit, sjelljes dhe bukurisë së Ella”, thotë burimi për In Touch.
“Është vetëm çështje kohe që ata të dy ta çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër”, theksoi burimi.
Pitt nuk është i vetmi që është i dashuruar. Sipas të njëjtit burim, edhe Purnell është gjithashtu e dashuruar: “Ella është e lumtur për të gjithë vëmendjen që ka fituar nga Brad. Ajo u ka thënë miqve se ai ka qenë gjithmonë i adhuruari i saj në listën e të famshmëve.”
Por, si ndihet Jolie rreth këtij lajmi të ri për ish-bashkëshortin e saj? Hollywood Life shkruan se ajo po “turfullon” nga zemërimi që Pitt po del me dikë më të re se ajo.
Duket se ka pak dramë në këtë histori?
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...