Google ADS

Deklarata “bombë” e Berishës: Shullazi kërcënon Ramën nga burgu, ka tre telefona

23:01 | 24 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se Emiljano Shullazi i cili është në burg dhe në proces gjyqësor për disa akuza ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama.

Ish-kryeministri tha se Shullazi ka tre celularë në burg dhe me njërin komunikon me Ramën. I ngacmuar nga gazetarja Vasili nëse e kërcënon, Berisha aprovoi.

Berisha: Emiljano Shullazi rri me tre celularë në burg. Me njërin flet me Ramën. Ai komunikon me Ramën në telefon.
Vasili: Për çfarë i duhet të komunikojë me Ramën?
Berisha: I duhet me çdo kusht të dalë nga burgu.
Vasili: Atëherë e kërcënon kryeministrin?
Berisha: Padiskutim e kërcënon. Po hyre në tratativa me ta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme