Google ADS

Fevziu paralajmëron tërmet politik: Do dalin materiale të rënda, nuk do ketë qetësi

22:37 | 24 Tetor 2017
Trina Galanxhi
Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në Forumet UET, ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët, ku duke referuar çështjet e aktualitetit ka thënë se di shumëçka që nuk i di publiku, madje edhe vetë politikanët dhe se së shpejti do të publikohen informacione sensitive që do të tronditin opinionin publik dhe do të sjellin stinën më të vështirë për politikanët me nisjen e vettingut.
Në informacionet që kam unë  ëshë që hetimet që do lidhen me korrupsionin nuk do kenë ngjyrë politike, pra do shtrihen sa nga qeveria aktuale, aq edhe nga opozita, se kë parashikojnë se ku do shkojnë nuk di të të them”- u shpreh ai.

Sipas Fevziut informacionet që ai kishte nuk ishin politike, por janë sipas tij kaq të rëndësishme sa ministrat e Ramës shkojnë në zyrë me sytë nga prokuroria.

“Nuk di të them nëse jemi në fazën që ishte Maqedonia para dy vjetësh me daljen e përgjimeve. Nuk më rezulton që Shqipëria të jetë në këtë stad. Këto shërbime mendojnë se krimi është kërcënues në Shqipëri. Ata mendojnë se krimi ka mbështetjen politike. Ata mendojnë se dy qytete janë tërësisht në dorë të krimit.

 Qarkullojnë një serë materialesh, disa prej tyre shumë të rënda. Pritet që njerëzve me pushtet t’u publikohen materiale të rënda. Ajo që më rezulton mua, është një problem që është bërë evident rreth një vit e gjysmë më parë, por që sidomos nga mesi i majit e këtej kanë qenë shumë aktivë, disa  po i quaj përfaqësues të institucioneve ligjvënëse, jo vetëm shërbimeve të inteligjencës, por edhe shërbimeve të ushtrisë edhe prokurorive të disa vendeve të BE, të cilët kanë një problem shqetësues që nuk kanë mendim të njëjtë me politikën.

Pra nëse ministrat e jashtëm, politika e këtyre vendeve, ka një përqasje më të butë, shërbimet ose institucionet ligjvënëse kanë një qëndrim më radikal, të cilët mendojnë se krimi i organizuar po bëhët kërcënues në Shqipëri, dhe këtë gjë kanë tentuar ta thonë politikisht dhe kur nuk ka funksionuar politikisht kanë tentuar ta filtrojnë përmes mediave.

Me informacionin tim, disa gazetarë të njohur në vend, dhe gazetarë kronike dhe analistë kanë pasur takime shumë interesante me përfaqësues ligjvënës të këtyre vendeve ”- ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme