Google ADS

Vazhdon greva e TKK-së, ministria nuk lëshon pe

22:17 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Në Sindikatën e Teatrit Kombëtar po paralajmëron edhe masa tjera, përveç grevës në rrjetin social në facebook, nëse Ministria e Kulturës nuk do ia rrisë pagat aktorëve rezident të TKK-së.

E në Ministrinë e Kulturës janë të gatshëm të dialogojnë me aktorët por sipas zyrtarëve të saj kërcënimet për bojkotim pune janë të papranuara.

Ndryshe paga aktuale bruto e aktorëve është 437 euro dhe kërkesa e tyre është që kjo të ngritet në nivelin e pagës së profesorëve të Universitetit të Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme