Klubet e mëdha në Premier Ligë duan shumicën e të ardhurave televizive, ende nuk ka marrëveshje

22:07 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Klubet e mëdha të Ligës Premier kanë propozuar që shpërndarja e barabartë e parave të fituara nga të drejtat televizive jashtë shtetit, duhet të ndryshojë.

Por ky propozim nuk ka marrë mbështetjen e shumicës së klubeve të Ligës Premier.

Gjashtë klubet më të pasura: Manchester City, Manchester United, Tottenham, Arsenal, Liverpool dhe Chelsea, dëshirojnë që të përfitojnë më shumë nga transmetimi i të drejtave televizive, por që kërkesa e tyre nuk ka gjetur kompromis tek klubet angleze.

Gjashtë klubet kërkuan që të braktiset ndarja e parave në mënyrë të barabartë, ndërsa kanë kërkuar që 35 për qind e të hyrave nga transmetimi i TV-ve, t’u takojë atyre.

“Është bërë e qartë se aktualisht nuk ka konsensus për ndryshim, që do të thotë se takimi i nesërm i klubeve nuk është i nevojshëm”, ka njoftuar Liga Premier.

Klubet në Ligën Premier i ndajnë paratë në mënyrë të barabartë dhe kjo bën që disa klube të vogla ëpr përfitojnë shumë të mëdha.

Madje shuma e disa klubeve nga përfitimet televizive në Ligën Premier ua kalojnë edhe tyreve të mëdha të Serie A e Bundesliga.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme