Google ADS

Spanja “pastron” policinë katalonase që janë pro pavarësisë

21:54 | 24 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Ministria e Brendshme e Spanjës është duke finalizuar një plan për të spastruar forcat policore të Katalonjës që janë pro pavarësisë.

Përveç një zëvendësimi për shefin e policisë Mossos d’Esquadra, Major Josep Lluís Trapero, autoritetet e Spanjës po përgatiten gjithashtu për të marrë kontrollin e njësive të Mossos që janë parë si faktor besnik ndaj autoriteteve katalane, shkruan El Pais, transmeton portali arbesh.info

Zyrtarët e Policisë Kombëtare dhe Guardia Civile njoftohet se janë përfshirë në kërkim për të gjetur një strukturë të re udhëheqëse për Mossos.

Ndër kompetencat që kryeministri Rajoy i ka kërkuar senatit spanjoll të miratojë, është edhe shkarkimi i Presidentit të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe kabinetit të tij.

Katalonia përmes një referendumi të mbajtur me 1 tetor, ka kërkua pavarësi nga Spanja, megjithatë, shpallja e pavarësisë u pezullua, pasi Puigdemont pas trazirave që ndodhen në vend, la hapësirë për negociata të cilat Madridi i refuzoi fuqishëm.

Pavarësinë e Katalonjës e kanë mohuar edhe vendet e BE-së dhe Britania e Madhe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme