Google ADS

Bulliqi tregon rezultatet e para të komisionit për Demarkacionin

20:38 | 24 Tetor 2017
M. A.

Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare, Shpejtim Bulliqi, ka dalë në terren së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, për të vëzhguar nga afër terrenin e pikës kufitare me Malin e Zi.

Me këtë rast, Bulliqi, në një prononcim për Indeksonline ka bërë të ditur edhe arsyen e daljes në terren, e cila sipas tij ka të bëjë me marrjen e informacioneve të reja sa i përket kësaj çështje.

“Arsyeja e daljes së djeshme në terren është se jemi duke punuar si komision, kemi nevojë me i marrë disa informacione ende në terren, të cilat janë të nevojshme për raportin që do t’i përgatitet kryeministrit, kjo ka qenë arsyeja”, tha Bulliqi.

Bulliqi theksoi se sipas gjetjeve të deritanishme, ka fakte pozitive, por se komisioni ende është duke punuar.

“Jemi duke punuar, ka rezultate, besoj që me kohë do informohen të gjithë për këtë çështje. Puna e këtij komisioni është në drejtim të gjetjes së fakteve pozitive”, ka përfunduar Bulliqi.

Duhet përkujtuar që demarkacioni vazhdon të jetë një ndër çështjet më të “nxehta” në vend pasi sipas ndërkombëtarëve është njëri ndër kushtet kyçe që lidhë ngushtë vendin dhe liberalizimin e vizave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme