Një studim i ri ka mësuar se personat inteligjentë janë më të prirë të kenë sëmundje mendore.
Hulumtuesit kanë anketuar 3715 anëtarë të ‘MENSA-së’, ku të pasurit një nivel të inteligjencës (IQ) mbi 130 është kriter për t’u bërë anëtar, transmeton Telegrafi.
Rezultatet e tyre kanë treguar se njerëzit inteligjentë kanë një tru ‘hipernervoz’.
Kjo do të thotë se truri i tyre është më i alarmuar se çfarë po ndodhë rreth tyre, e kjo ndikon që sistemi i tyre qendror nervor të jetë më reaktiv.
Reagimet mund të jenë si frikësimi nga një zhurmë, etj.
Shkencëtarët thonë se personat inteligjentë kanë dy deri në katër herë më shumë shanse të diagnostikohen me ndonjë sëmundje mendore – siç është ADHD, shqetësimi, depresioni, etj. – krahasuar me ata të cilët kanë inteligjencë më të vogël.
Vlen të ceket se rezultatet e këtij anketimi janë publikuar në ‘Science Direct’.
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme