Google ADS

Tillerson bën thirrje për luftimin e terrorizmit në Pakistan

18:52 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, gjatë vizitës së tij në Pakistan ka thënë se ai do t’i kërkojë Islamabadit të bëjë më shumë, për të luftuar “strehën e sigurt” për terroristët.

Në takim me kryeministrin, Shahid Khaqan Abbasi, në Islamabad, Tillerson tha se Pakistani është “i rëndësishëm për qëllimet tona të përbashkëta për sigurimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe për të ofruar mundësi për marrëdhënie më të mëdha ekonomike”.

“Ne jemi të angazhuar në luftën kundër terrorizmit”, i tha Abbasi sekretarit të shtetit.

“Ne kemi prodhuar rezultate dhe ne presim të ecim përpara me ShBA-në dhe të ndërtojmë marrëdhënie të mira”, tha Abbasi.

Trump kishte akuzuar Pakistanin për mbështetjen e “agjentëve të kaosit” siç i quajti ai dhe sugjeroi se administrata e tij do të impononte zvogëlime të mëtejshme për ndihmën amerikane për Pakistanin nëse Islamabad nuk bën më shumë për të frenuar militantët talebanë dhe grupet e tjera ekstremiste brenda kufijve të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme