Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një njoftimi ka thënë se mirëpret integrimin e gjykatësve, prokurorëve dhe stafit administrativ brenda gjyqësorit kosovar.
Ambasada amerikane ka theksuar se Kosova me dekretimin e sotëm po avancon në integrimin e komuniteteve pakicë dhe po rritë qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët e saj.
Me tutje ambasada vlerëson se integrimi në gjyqësor është marrëveshje e arritur e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me ndihmën e BE-së.
Njoftimi i plotë:
“Mirëpresim integrimin e sotëm të gjykatësve, prokurorëve dhe stafit administrativ brenda gjyqësorit Kosovarë. Me dekretimin e sotëm, Kosova po avancon në integrimin e komuniteteve pakicë dhe po rritë qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët e saj. Integrimi në gjyqësor përmbush marrëveshjen a arritur në shkurt të vitit 2015 në Dialogun për Normalizim me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja dhe shënon një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar institucione plotësisht funksionale të Sundimit të Ligjit. Është jetike për të ardhmen euroatlantike të Kosovës që të gjithë qytetarët e saj të përfitojnë nga një sistemi i barabartë, transparent dhe funksional i drejtësisë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për të përmirësuar sistemin Kosovarë të Sundimit të Ligjit në gjithë vendin” thuhet në njoftimin e ambasadës.
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre