Pas shkarkimit nga Bayern Munihu në fundin e muajit shtator, Carlo Ancelotti dëshiron një tjetër sfidë jashtë Italisë për karrierën e tij profesionale.
Sipas mediave kineze thuhet se tekniku italian është kontaktuar nga klubi i Supeligës Kineze, Guangzhu Evergrande.
Ai do të ishte trajneri i tretë italian për të drejtuar kampionët e Kinës pas Marcelo Lippit dhe Fabio Canavaros.
E përditshmja kineze praktikisht e quan çështjen e mbyllur për Ancelottin e cila shkruan:
“Klubi i Guangzhu Evergrande do të njoftojë emrin e trajnerit të ardhshëm menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni. Nëse nuk ndodh ndonjë gjë e papritur atëherë skuadrën do e drejtojë italiani Karlo Ançeloti”, përfundon e përditshmja kineze.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...