Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jamie Shea, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon.
Kryeministri Haradinaj theksoi rolin e rëndësishëm të NATO-s në garantimin e paqes dhe të sigurisë dhe e vlerësoi forcën paqeruajtëse KFOR si një partner të rëndësishëm në Kosovë. Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës e mbështetur nga NATO në çdo periudhë të ndërtimit të saj bazuar në standardet më të larta dhe mbi parimin e gjithëpërfshirjes, ka përmbushur kapacitet operative drejt transformimit në Forcën e Armatosur në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë.
Kryeministri Haradinaj theksoi se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në BE si dhe një vend anëtar i OKB-së.
Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova ka nisur një dinamikë të re të brendshme në fushën e sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik, por njëkohësisht është angazhuar me përkushtim në përmbushjen e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, duke përshpejtuar rrugën drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ai tha se është i rëndësishëm konsolidimi ndërkombëtar i vendit, me theks të veçantë anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, në UNESCO dhe INTERPOL.
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jamie Shea, duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën, tha se NATO-ja dhe Kosova kanë një lidhje të fortë prej shumë vitesh dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të përparimit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Ai tha se KFOR-i do të vazhdojë të jetë i pranishëm për aq sa do të ketë nevojë Kosova dhe e vlerësoi forcën paqeruajtëse si një garantues të paqes në vend.
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...