Babai ia pret fytin të bijës dyvjeçare

17:04 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia në Gjermani është vënë në kërkim të një babai që dyshohet se vrau të bijën dyvjeçare duke ia prerë fytin.

Uniformat blu gjetën fëmijën kur u thirrën në një bllok apartamentesh në Hamburg, transmeton portali arbresh.info

Sipas raportimeve në Gjermani, pjesëtarët e forcave të rendit u tmerruan kur panë vajzën e vdekur.

Nëna e vajzës është në gjendje të rëndë nga tronditja dhe është duke u trajtuar në një spital lokal.

Policia duke përdorur qentë janë duke hetuar gjithë lagjen e Neiwiedenthal në kërkim të vrasësit të vajzës.

Deri më tani policia nuk ka asnjë të dhënë për arsyen e kësaj dhune të tmerrshme të prindit të viktimës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme