Google ADS

Mbi pesë mijë luftëtarë të huaj të ISIS janë kthyer në vendlindje

16:45 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Të paktën 5,600 mbështetës të ashtuquajturit Shteti Islamik janë kthyer në vendlindjet e tyre, për shkak të humbjes së territorit në Irak dhe Siri.

Qendra Soufan, një institut me bazë në SHBA, thotë se 33 shtete kanë raportuar ardhjet në dy vitet e fundit, transmeton portali arbresh.info

Shifra përfshin gjysmën e 850 personave që u larguan nga Mbretëria e Bashkuar.

Raporti thotë se të kthyerit – shumica e të cilëve janë burgosur ose zhduken nga pikëpamja – do të vazhdojnë të paraqesin një sfidë sigurie për vitet që vijnë.

ISIS ka humbur shumicën e territorit që dikur krijoi “kalifatin” që shpalli në qershor 2014, duke tërhequr mijëra xhihadistë nga e gjithë bota.

Javën e kaluar, aleanca e sirianëve kurdë dhe luftëtarëve arabë, të mbështetur nga SHBA, tha se ata kishin marrë kontrollin e plotë të Raqqës, kryeqytetin de facto të xhihadistëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme