Në seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës, ky i fundit sot në Apel ka pranuar se ka shkelur ndalesat e vendimit për arrest shtëpiak ndaj tij, madje kërkoi falje dhe tha se nuk ka qenë në dijeni për ato ndalesa.
Por, gjyqtarja e EULEX-it ka mbyllur seancën pasi ka thënë se janë paraqitur argumente të reja nga Prokuroria dhe mbrojtja e të dënuarit, të reja të cilat duhet analizuar para nxjerrjes së vendimit.
Enver Sekiraqa u lirua nga paraburgimi ditë më parë dhe kaloi në arrest shtëpiak, e një ditë pas ai sërish u dërgua në paraburgim. Arsyeja e kthimit të tij në paraburgim ishte sepse kishte thyer rregullat e masës së arrestit shtëpiak, kështu pasi u takua me persona të tjerë, pos familjarëve të tij.
Avokatja e tij, Kosovare Kelmendi në seancën e sotme, u arsyetua se ajo ka marrë me vonesë vendimin e Gjykatës së Apelit për lirimin në arrest shtëpiak të Sekiraqës, ku përmendeshin edhe ndalesat në fjalë ndaj të dënuarit, raporton Gazeta Express.
Sipas saj, vendimi është marrë një ditë pasi është liruar klienti i saj dhe veçse fotografitë ishin shpërndarë në facebook.
Megjithatë, gjyqtarja e EULEX-it e ka përfunduar pa vendim seancën dëgjimore në Apel për caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës.
E vet i dënuari, Sekiraqa, ka pranuar para trupit gjykues se ka shkelur ndalesat e vendimit për arrest shtëpiak ndaj tij dhe madje ka kërkuar falje, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni për ato ndalesa, se nuk i lejohet të takojë apo komunikojë me persona tjerë përveç atyre me të cilët banon.
Gjyqtarja e EULEX-it ka thënë sot se i duhet ende kohë para se të marrë vendimin për caktimin e masës ndaj Sekiraqës, pasi në seancë nga Prokurori dhe mbrojtja janë paraqitur argumente të reja të cilat duhet analizuar para nxjerrjes së vendimit.
E prokurori kishte kërkuar paraburgimin e Enver Sekiraqës, pasi sipas tij, lënia e tij në liri përbën rrezik për veprimtari kriminale dhe arratisje.
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion