Anëtari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca i është drejtuar ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri në mbledhjen e sotme duke i kërkuar që ta thotë të vërtetën.
“Nëse ju e dini të vërtetën ju lutem thuajeni. Neve nuk po na lejohet të kemi kyqje në një marrëveshje që është publike dhe kryetarja e paska siguruar një aneks të saj që qenka skandal ku po thuhet se njihen aktgjykimet tjera atëherë cila është përgjegjësia juaj nëse ky dokument është i vërtetë”, ka thënë ai gjatë raportimit për Marrëveshjen për Drejtësi para Komisionit, shkruan arbresh.info.
Replika e ministrit Tahiri ishte se nëse qëndron kjo do të jepet përgjegjësi.
“Unë iu garantoj që nuk ka pasur parzgjedhje në bazë të politikës por vetëm me konkurs ku ligji cdo qytetari ia lejon të konkuroj. Nëse është ajo që thoni ju, jo vetëm unë për te gjithë ata që kemi udhëhequr këtë proces do të japim përgjegjësi”, ka thënë Tahiri.
/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...