Luis Suarez viziton ish klubin e tij

15:05 | 24 Tetor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez ka shfrytëzuar ditën pushim që i është dhënë nga Ernesto Valverde duke shkuar në Holandë.

Sulmuesi tani gjendet në Amsterdam ku ka vizituar objektet ku stërvitet ish klubi i tij – Ajaxi, transmeton portali arbresh.info.

Suarez ka kujtime të mira nga koha e tij në Ajax, ku ishte një golashënues i mrekullueshëm, dhe prandaj ka shfrytëzuar rrjetin e tij social Instagram për të uruar me një mesazh ata dhe tifozët e tyre për fitoren ndaj Feyenoordit në vikend.

Suarez është në pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Murcias në Copa Del Rey.

Ai është lënë jashtë skuadrës së bashku me yjet si Andres Iniesta dhe Lionel Messi./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BaoKISsh_48/

https://www.instagram.com/p/BaoNLgjhaCY/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme