‘Hyremi’ nuk fshihet më, shijon historinë e dashurisë me aktorin e mirënjohur

14:55 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Meryem Uzerli do të bëhej e famshme për publikun shqiptar në rolin e sulltaneshë Hyremit në serialin aq shumë të diskutuar ‘’Sulejmani i Madhërishëm”.

Një rol i cili do t’i hapte rrugët e një karriere të suksesshme në Turqi dhe jo vetëm. Më pas ajo do të ishte pjesë e një telenovele tjetër të suksesshme ”Mbretëresha e natës”, transmetuar për shikuesin shqiptar ekskluzivisht në ekranin e Tring.

Ndërkohë që karriera si aktore po prekte kulmin, nuk mund të themi të njëjtën gjë për jetën e saj private e cila është diskutuar gjerësisht në shtypin rozë turk dhe rrjete sociale.

Lidhjet e vazhdueshme dhe aludimet për histori dashurie me emra të njohur të showbizit turk, por njëherazi edhe ndarjet e bujshme do të ishin titujt kryesorë të portaleve për shumë kohë, aq sa aktorja bukuroshe do të shkëputej nga jeta publike për ca kohë. Por, mesa duket Meryem ka vendosur të mos fshihet më dhe të pranojë publikisht historinë e dashurisë me aktorin egjiptian Bassel Alzaro. Çifti janë fotografuar bashkë dhe nga fotot duken të dashuruar dhe të lumtur si kurrë më parë.

mer3 mer1 mer2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme