Deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas publikimit të provës nga Tahiri se ai nuk po procedohet nga prokuroria e Katanias.
Alibeaj shkruan se Prokuroria e Katanias ka hetuar bandën kriminale të trafikut që e ushtronte aktivitetin kriminal brenda territorit të vet.
“Prokuroria e Katanias nuk e ka për detyrë të procedojë ministrin që mbështet dhe i hap rrugën bandës në trafikun e drogës, kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare.
Këtë detyrë të drejtësisë shqiptare Rama dhe Tahiri po e pengojnë duke mos pranuar kërkesën e saj.
Aktakuza e antimafias italiane ka 1800 faqe provash dhe fakte të drejtësisë italiane, që faktojnë përfshirjen e Tahirit dhe përfitimin e milionave eurove.
Cdo shqiptar do të ishte në burg, por Tahiri jo se ka mbrojtjen e Ramës. Ai e mbron se ai është i kapur, se Tahiri, do të nxirrte provat dhe materialet që ka për përfshirjen direkte të Ramës, familjarëve dhe ministrave të tij në afera kriminale.
Për këtë jo vetëm rrëzoi arrestimin, por ka nisur një sulm frontal ndaj prokurorisë shqiptare me shantazhe të njëpasnjëshme. Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhnin me trafikun”-tha ai. /albeu.com
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?