Modelja ruse i vardiset publikisht ‘Kemalit’, aktori turk merr një vendim

13:53 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Pas modeles iraniane, një tjetër bukuroshe e ka radhën për t’u bërë block në të gjitha rrjetet sociale nga Burak Özçivit.
Bëhet fjalë për modelen ruse Victoria Bonya. Bukuroshja nuk ka lënë fotografi pa pëlqyer dhe komentuar në profilin e “Kemal” gjë që ka shkaktuar xhelozi nga ana e bashkëshortes së tij, Fahriye Evcen.

Pak para dasmës, mediat turke raportuan për një krizë në marrëdhënien e Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit dhe si shkaktare bën pikërisht Victoria Bonya. Kur duket se gjërat u qetësuan, Victoria doli sërish në skenë me komentet e saj të shpeshta, që detyruan aktorin turk t’i bëjë block, për të qetësuar bashkëshorten, por edhe fansat.

5aeb5c09887026cfa3d1b84744a4e0ef e37a3bec87fad03a228ed8d5dea72d1b

Nuk e kam kuptuar kurrë përse i shqetësojnë kaq shumë komentet e mia në Instagramin e Burakut. Shumë e çuditshme. Sot lexova në shumë media turke për qindra komentet e mia të bërë në Instagramin e aktorit. Unë kam bërë qindra komente në profilet e qingra njerëzve që kur kam hapur Instagramin, por kurrë nuk kam marrë një reagim të tillë. Unë kam dikë në jetën time që e dua shumë, mos u shqetësoni. Ju lutem mos përdorni emrin tim, mos e bën shumë të madhe diçka që nuk është”, është shprehur modelja.

298e960230484afcc0ad238a83f627ac

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme