Lothar Matthaus besohet se do të jetë trajneri i ardhshëm i përfaqësues së Kosovës.
Legjenda e futbollit gjerman raportohet se do të marrë detyrën te përfaqësuesja e Kosovës duke zëvendësuar Albert Bunjakin, shkruan portali arbresh.info.
Matthaus, i cili mban rekordin si lojtari me më së shumti ndeshje të luajtura në Kampionatin Botëror, ka udhëhequr në të kaluarën Bullgarinë, Hungarinë, Rapid Wienin dhe Red Bull Salzburgun.
Ish ylli i Bayern Munichut në dhjetor të vitit 2002 është punësuar edhe nga klubi serb FK Partizan . Mathaus mori detyrën te skuadra serbe gjatë dimrit në pushime në mes të sezonit si një zëvendësues i Ljibisa Tumbakovicit, i cili ishte shkarkuar.
Mesfushori kishte nënshkruar atë kohë kontratë tri vjeçare me klubin serb.
Në një foto të siguruar nga Gazeta Express, Lothar Matthaus shihet së bashku me Fadil Vokrrin, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon të qëndroj ende e heshtur në lidhje me këtë./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...