Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës Arbër Vllahiu nuk arriti të marrë aq sa duhet vota që të paktën të shkojë në balotazh.
Me vetëm 3.26 % të votuesve, apo 2 mijë e 595 vota, Vllahiu u radhit i 5-ti më i votuari, pas Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes, Arban Abrashit të LDK-së, Selim Pacollit të AKR-së dhe Lirak Çelajt të PDK-së.
Mirëpo pavarësisht kësaj ai ka falënderuar të gjithë atyre që ia besuan votën.
Vllahiu ka siguruar qytetarët e kryeqytetit se do të jetë çdo ditë afër tyre dhe Kosovës që ta ketë një të ardhme më të mirë.
Këto janë fjalët e Vllahiut të shkruara në profilin e tij në facebok:
“Kam shumë për të thënë dhe shumëçka për të treguar nga rrëfimet e secilit prej qytetarëve që kam takuar dhe prej zonave që kam vizituar. Dhe jam shumë i nderuar që kam hasur në pritjen e madhe dhe të jashtëzakonshme të njerëzve të mirë të Prishtinës, në gjithë territorin e saj. Jam përjetësisht i nderuar me votën e qytetarit të Prishtinës, për besimin e tij në mua dhe në projektin që kam përfaqësuar.
Ju faleminderit! Vota nuk është vetëm një numër, sado që paraqet një sukses dhe forcë, por ajo është më shumë se kaq. E respektoj verdiktin e qytetarit dhe votën e tij. Ju siguroj se do të jem çdo ditë me ju, me qytetin tim dhe shtetin e Kosovës për të mirën e tij dhe të ardhmen e tij me perspektivë.
Në Prishtinë shumëçka duhet të vlerësohet me kujdes, me reflektim dhe me vetëkritikë. Kam qenë i nderuar që jam përzgjedhur kandidat për kryetar të Prishtinës nga subjekti im që përfaqësoj – AAK dhe kreu i saj, e mbi të gjitha për besimin që më është dhënë në një garë sa të vështirë dhe të fortë. Për Prishtinën më të dinjitetshme dhe të qytetarit të tij!”, ka shkruar ai.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?