Pak më parë është bërë e ditur se ish-kryeministri i vendit njëherësh lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është dënuar me 3 mijë e 300 euro gjobë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Sipas vendimit të PZAP-it Mustafa shkeli kodin zgjedhor kur në postimin e tij të datës 17 tetor në profilin e tij të Facebook publikoi fotografi me fëmijë të cilët mbanin bluza me mbishkrimin Lidhja Demokratike e Kosovës.
Mustafa me këtë rast ka reagua përmes një postimi në profilin e tij në Facebook duke theksuar se fëmijët ishin fotografuar me të pasi shprehën dëshirën të fotografohen.
I pari i LDK-së, ka thënë se për të më me vlerë është të mos i prishet qefi një fëmiu, se sa t’i përmbahet një kodi anakronik.
Ky është postimi i plotë i Isa Mustafës:
“Po lexoj se PZAP, më paska dënuar me 3,300 euro, siç thonë ata “për përfshirje të fëmijëve në fushatë”. Fëmijët që janë fotografuar me mua janë të fshatit Skortobishte, të cilët janë ofruar dhe kanë shprehur dëshirë të fotografohen.
Për mua është më me vlerë të mos ia prishi qejfin një fëmiu, sesa ti përmbahem një kodi anakronik. Dënimet janë për të shërbyer si mjet edukativ. Ndërkaq këto dënime po përngjajnë më shume në një plaçkitje të partive politike!”, ka shkruar ai.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation