Vëzhguesit e BE-së konsiderojnë se shkuarja në vendvotime në grupe nuk paraqet ndonjë problem përkundrazi mund të jetë shprehje e kulturës.
Alojz Peterle, shef i misionit të vëzhguesve të BE-së të cilët kanë monitoruar edhe zgjedhjet lokale tha se në shumë vende të botës, njerëzit preferojnë që të shkojnë për të votuar me familjar, shkruan arbresh.info.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference për media kur u pyet nga një gazetare se kjo ka ndodhur në disa komuna me shumicë serbe.
“Nuk do të thotë se nëse vijnë njerëzit me grupe po ushtrohet presion. Fakti që njerëzit vijnë së bashku mund të konsiderohet edhe si shprehje e kulturës. Unë kam qenë vëzhgues edhe në disa vende të tjera dhe njerëzit janë mësuar të vijnë në vendvotime me familjar. Qasja kolektive është një lloj kulture që ka komuniteti, kështu që nuk mund t’i gjykoj se nëse kanë ardhur me grup atëherë kanë pasur presion nga dikush për të votuar”, ka thënë Peterle.
Vëzhguesit e BE-së e kanë vlerësuar të qetë dhe pa incidente të mëdha ditën e zgjedhjeve lokale./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...