Tusk: Brexit ende mund te ndërpritet

11:27 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Këshillit të BE-së ka thënë që Brexit ende mund të ndërpritet nga Britania, transmeton arbresh.info.

Donald Tusk ka thënë që nëse Qeveria e Britanisë do të donte, ende mund të ndërpritet Brexit-i.

Aj ka thënë që do të rrimë të bashkuar pavarësisht cfarë kahje marrin bisedimet.

Ai ka shtuar që varet nga Londra nëse do të bisedojnë për një marrëveshje të përshtatshme, pa marrëveshje apo pa Brexit.

Ndër tjera bëhet e ditur se nëse klauzola nuk revokohet ose nuk bëhet ndërhyrja për zgjatjen e periudhës së tërheqjes me pëlqimin unanim të të gjitha 27 vendeve anëtare të mbetura, Britania e Madhe automatikisht do të largohet pa marrëveshje në mars 2019.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme