Zbulohet arsyeja e vërtetë e largimit të prezantueses së njohur nga TCH

10:59 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Prezantuesja dhe gazetarja Jonida Shehu është larguar nga drejtimi i emisionit ‘Pasdite në Top Channel’. Lajmi u njoftua nga vetë moderatorja dhe më pas u konfirmua edhe nga vetë televizioni.

Por arsyeja kryesore e kësaj përplasje lidhet me një incident gjatë emisionit të datës 11 tetor, kur e ftuar në studio ishte Rezarta Shkurta.

Burime thanë se incidenti ndodhi për shkak të një kronike brenda emisionit për biznesin ‘Hera’ të Rezarta Shkurtës. Sipas drejtuesve kjo kronikë ishte konsideruar publicitet, për të cilën Rezarta Shkurta duhej të paguante.

Në këto kushte, zyra e financës e ka gjobitur me 1500 Euro Jonida Shehun.  Moderatorja nuk ka pranuar ta paguajë gjobën duke vendosur të largohet përfundimisht nga ky televizion.

Në reagimin e televizionit thuhet se shkak i ndërprerjes së kontratës ka qenë sjellja aspak profesionale e Jonida Shehut dhe braktisja në mënyrë të papritur e emisionit.

“Për këtë zyra ligjore e Top Channel do të ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore në raport me Znj.Shehu, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërblim për prishje të imazhit të Top Channel”, thuhet në njoftimin e televizionit.

“U ndjeva e papërshtatshme për të vazhduar punën aty. Ky vendim është i pakthyeshëm”, është shprehu gazetarja. Ndërkohë zëvendësuesja e Jonida Shehut në emisionit e pasdites do të jetë spikerja e lajmeve, Juli Krisafi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme