Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti në takime të ndara atasheun e mbrojtjes së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, si dhe oficerët e lartë nga Ministria e Mbrojtjes të së Malit të Zi, kolonel Zoran Boshkoviq këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi dhe nënkolonel Zivko Rakoçeviq.
Takimet e ministrit Berisha me oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Pritja e ministrit Berisha për oficerët e lartë nga Shqipëria dhe Mali i Zi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së diplomatëve ushtarakë në Konferencën ,,FSK dhe Partnerët’’, e cila mblodhi atashetë ushtarakë të vendeve partnere të akredituar në Kosovë dhe rajon.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...