Google ADS

Banka Botërore tregon barrierat për krijimin e punësimit në Kosovë

09:54 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka mbajtur sot tryezën e rrumbullakët ne temë “Vendet e punës dhe pengesat për krijim të punësimit në Kosovë.

Shefi i Bankës Botërore në Kosovë, Marko Mantovanelli ka thënë se raporti i BB-së për vendet e punës dhe pengesat shqyrton tri aspekte që janë pengesat nga aspekti i mjedisit të biznesit, shkathtësitë në tregun e punës dhe barrierat për të hyrë në tregun e punës për të rinjtë dhe gratë, shkruan arbresh.info.

“Raporti shquan tri pengesa, nga aspekti i mjedisit të biznesit, në përputhje të shkathtësive në tregun e punës dhe barrierat për të hyrë në treg që prek më së shumti të rinjtë dhe gratë”, ka thënë Mantovanelli.

Raporti i Bankës Botërore thekson mungesën e vendeve të punës dhe produktivitetin e ulët po ashtu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme