Google ADS

Reagimi tronditës i Cristiano Ronaldos Jr kur babai i tij fitoi çmimin e madh

09:47 | 24 Tetor 2017
Arbresh Info

Rezultati të cilin të gjithë e prisnin u zbulua mbrëmjen e së hënës në Londër.

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është emëruar “Lojtari më i Mirë” në mbrëmjen gala në kryeqytetin e Anglisë, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo mposhti Leo Messin dhe Neymarin për çmimin e madh dhe ku u publikuan votat, ishte e qartë që Ronaldo fitoi me një numër të madh votash dallim.

Cristiano Ronaldo fitoi 43.16 për qind të votave, Lionel Messi ishte i dyti me 19.25 për qind, ndërsa Neymar siguroi vetëm 6.97 për qind.

Çmimi i fituar nga Ronaldo nuk befasoi thuajse askënd, por kur sulmuesi portugez u ngjit në skenë, kamerat zbuluan reagimin e djalit të tij, Cristiano Ronaldo Jr.

Në vend që të fokusohej në babain e tij, Ronaldo Jr nguli sytë e tij tek Lionel Messi.

Tashmë është e ditur që Ronaldo Jr është një tifoz i madh i Messit, diçka që është zbuluar në filmin e gjatë të Ronaldos./arbresh.info/

https://twitter.com/Twitugal/status/922553970769453062

Të ngjashme