Cristiano Ronaldo beson që rivaliteti i tij me Lionel Messin ka ende kohë për të vazhduar pasi rrëmbeu çmimin “Lojtari më i Mirë” nga FIFA në Londër.
Superylli i Real Madridit ishte nderuar në mbrëmjen gala pasi me votat ndërkombëtare nga trajnerët, kapitenët dhe anëtarët e mediave, sulmuesi mposhti homologun e tij te Barcelona, Lionel Messin, dhe sulmuesin e PSG-së, Neymarin, në këtë garë, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur për gazetarët, Ronaldo fillimisht hodhi poshtë rivalitetin e tij para se të thoshte se pritet një sfidë afatgjate me 30 vjeçarin.
“Nuk garoj me Leon”, tha fillimisht ai.
“Ai është një lojtar, i cili është në epokën e njëjtë. Ai ka fituar pesë herë. Unë kam fituar gjithashtu pesë çmime individuale për më të mirin në botë. Prandaj gjërat janë ashtu siç janë”
“Sigurisht, jam i lumtur ashtu siç e kam thënë më parë, jam në klubin më të mirë në botë. Kam një mundësi për të demonstruar se jam në një nivel shumë të lartë gjatë viteve të fundit. Jam ende [fizikisht] shumë mirë”
“Prandaj, jam shumë i qetë. Të shohim se çfarë do të ndodhë nesër, por për momentin unë duhet të shijoj këtë moment shumë të mirë të jetës time sepse asnjëherë nuk dihet se çfarë do të ndodhë pastaj”
Por, i pyetur nëse gara Ronaldo kundër Messit ka përfunduar, 32-vjeçari shtoi:
“Nuk ka përfunduar ende, është ende vetëm fillimi”
Kampioni spanjoll dhe evropian, Real Madridi aktualisht është pesë pikë prapa liderit në La Liga, Barcelonës./arbresh.info/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’