Zidane lavdëron të “mrekullueshmin” Cristiano Ronaldon

08:25 | 24 Tetor 2017
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit ka lavdëruar Cristiano Ronaldon duke thënë se ai është më i miri në atë që bënë.

Trajneri Zinedine Zidane ka thënë se sulmuesi Cristiano Ronaldo është i “mrekullueshëm” pasi superylli fitoi çmimin “Lojtari më i Mirë” nga FIFA, transmeton portali arbresh.info.

“Çfarë mund të them për të? Ai është më i miri dhe i mrekullueshëm në atë që bënë”, tha francezi.

“Ai gjithmonë kërkon të fitoj trofe duke punuar shumë ashtu siç tha. Prandaj ne jemi shumë të lumtur për të”

Ronaldo mposhti yllin e Barcelonës, Lionel Messin, duke fituar këtë çmim për të dytën herë radhazi pasi i kishte ndihmuar Madridit të fitoj La Ligan dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2017./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme