Kështu dukej Adelina Ismaili kur u shpall ‘Miss Kosova 97’

07:41 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Adelina Ismailin të gjithë e njohim si ‘diva’ e muzikës shqiptare, epitet të cilin me aq fanatizëm e ruan edhe tani, që nuk është pjesë e tregut muzikor.

Me një fjalë, këngëtarja ka kohë që është shkëputur plotësisht nga muzika, por nuk janë të pakta gjurmët artistike, të cilat i la në artin mbarë shqiptar.

Për të lënë mënjanë paksa karrierën si prioritet i përhershëm i Adelinës, kësaj radhe do të ndalemi tek pamja e saj e veçantë, e rreshtuar në grupin e femrave më të bukura shqiptare.

Madje, këtij cilësimi ia vuri vulën edhe kurora e më të bukurës së Kosovës në vitin 1997, që nuk kishte kujt t’i takonte tjetër përveç Adelina Ismailit.

Mbase, shumë prej jush mund ta keni akoma të freskët fytyrën pa defekte të Adelinës, por ndoshta shumë të tjerë nuk i takonin kësaj periudhe, kur diva mori titullin “Miss Kosova 97”.

Prandaj ju rikujtojmë edhe njëherë, se ishte vërtetë e tillë dhe ka mbetur ende edhe pse tashmë si nënë.

Uliksi i vogël dhe bashkëshorti Vali, pa asnjë fije dyshimi duhet të ndihen krenarë së kanë një femër të tillë, përkatësisht për nënë dhe grua.

auto_adelina_ismaili_miss_kosova_19971508777453

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme