E kuqja është ngjyra e pasionit, sinjal i alarmit dhe e reklamave, na tërheq gjithmonë vëmendjen.Gjithashtu është e lidhur me ngjyrën e gjakut, të dashurisë, të intimitetit dhe gëzimit.
Negativisht është e lidhur me notat e këqja, problemet ekonomike, luftën, dhunën dhe me çdo gjë të ndaluar. Është prezente në sinjalet e trafikut, është ngjyra e urgjencave, por edhe e tërheqjes seksuale. Të brendshmet e kuqe gjithmonë janë joshëse sepse rritin vetvlerësimin. Sipas psikologes Anne Berthold, pranë Universitetit të Zyrihut, në Zvicër personat që vishen me tone të të kuqes e shohin veten më të bukur dhe më tërheqës se ata që vishen me ngjyrë blu. Për këtë u realizua një ekseriment dhe iu kërkua një grupi vullnetarësh që të vishnin një këmishë o blu o të kuqe dhe hynë në dhoma me pasqyra. Më pas iu kërkua që të vlerësonin veten. Rezultati ishte përfundimtar: ata që kishin veshur ngjyrën e kuqe ndiheshin më seksi.
Sipas autorëve, arsyeja e këtij efekti është se ngjyra e kuqe tërheq vëmendjen dhe tregon disponueshmëri erotike. Të veshësh të kuqen tregon se jeni seksualisht më receptivë, sesa të veshësh ndonjë ngjyrë tjetër. Kjo mund të jetë negative për personat e ndrojtur, të cilët e gjejnë jo komode vënien në qendër të vëmendjes.Studime të tjera tregojnë se tërheqja e së kuqes ka një bazë objektive të bazuar në biologji. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Experimental Psychology “, i kryer në vitin 2010, tregoi se gratë e veshura me të kuqe ishin më joshëse. Për këtë, një grupi djemsh 20-vjeçarë iu treguan foto të vajzave me pamje pothuaj të njëjtë. Rrobat e vajzave ishin të ngjyrosuar herë me të kuqe dhe herë me ngjyra të tjera.
Në të gjitha rastet, kur fotot e vajzave ishin ngjyrosur me të kuqe , konsideroheshin nga djemtë më tërheqëse dhe më të dëshirueshme seksualisht, sesa fotot e atyre që ishin ngjyrosur me tone të tjera. Shpjegimi vjen nga origjina e fizionomisë së paraardhëseve tanë. Shembull janë femrat e babuinëve dhe të shimpazeve që skuqen si shenjë seksuale, kur afrohet ovulimi i tyre. Në këtë mënyrë tërheqin mashkullin dhe rritin disponueshmërinë për t’u çiftëzuar. Diçka e ngjashme ndodh edhe me ne qëniet njeëzore. Seksualiteti është më shumë se primitiv nga sa e besojmë dhe ngjyra e kuqe e ka ruajtur këtë aftësi për të na tërhequr.
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...